Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e akuzoi presidentin Bajram Begaj se është i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore.
Pasi njoftoi se PD-ja ka nisur procedurat për shkarkimin e Begajt, Bardhi renditi disa nga shkeljet që sipas opozitës ka kryer kreu i shtetit.
Sipas Bardhit, Presidenti Begaj përveç punës paradite si kryetar shteti, pasdite kryente punën e mjekut, ose më saktë të konsulentit në një klinikë mjekësore private.
“Paradite punon si President dhe pasdite si mjek”, tha Bardhi.
Sakaq, Bardhi theksoi ndalimin ligjor për Presidentin e Republikës që të ushtrojë detyra të tjera veç asaj të Kreut të Shtetit duke e cilësuar këtë si një shkelje të paprecedent.
Kreu i Grupit të PD shtoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të Republikës.
“E dini ju që presidenti ndërkohë që është President rezulton i punësuar nga një klinikë private mjekësore. Ditën bën presidentin, pasdite paguhet nga rrjeti i klinikave private Acibadem siç deklaron vetë të ardhurat çdo vit. Ky është niveli i presidentit të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



