Gazeta Si – Më shumë se një dekadë më parë, shkenctari Tony Wyss-Coray bashkoi qelizat e gjakut të dy minjve, duke lejuar që gjaku i tyre të bashkojë.
Rezultati i këtij eksperimenti të frikshëm lehtësoi kuptimin rreth jetëgjatësisë: gjaku i ri mund të ndihmojë kujtesën.
Gjaku i miut të ri pati ndikim të fortë tek i vjetri, tha Wyss-Coray. “Ne gjetëm se ka më pak inflamacion në trurin e miut të vjetër dhe më shumë aktivitet të qelizave staminale, dhe më e rëndësishmja, miu i vjetër po reagonte më mirë me testet e kujtesës”, shpjegoi ai.
Edhe pse eksperimenti u bë me minj e jo njerëz, nxiti një interes nga ana perëndimore e SHBA-së për “gjak të ri”. Një miliarder i teknologjisë, evangjelisti i jetëgjatësisë, Bryan Johnston, provoi transfzuione të plazmës, përbërësi i lëngshëm i gjakut që mban qelizat e gjakut, nga djali i tij adoleshent.
Trendi tërhoqi vëmendjen e Administratës për Ushqimin dhe Barnat, që parlajmëroi se klinikat që ofronin transfuzionin e gjakut të ri për mijëra dollarë, nuk ofrojnë prova shkencore për shërbimin apo dobinë në stopimin e plakjes.
Wyss-Coray themeloi Alkahest për të prodhuar provat. Në 2020-n u ble për 146 mn dollarë nga kompania spanjolle Grifols, e specializuar në barnat që buronin nga plazma për sëmundje të gjakut, si hemofilia.
Tony Wyss-Coray tha se sfida më e madhe ishte identifikimi i elementëve në gjak që ndihmojnë në riparimin e funksionin neurologjik.
Tani, Grifols, po përdor Inteligjencën Artificiale për të gërrmuar në databazën me plazma të 6 mln dhuruesve nga SHBA dhe Europa, për informacio se si gjaku plakut, me shpresën dhe do t’i çojë drejt formulës finale. Tani po fokusohet tek sëmundjen neurodegjenerative.
Hulumtimi i udhëhequr nga Wyss-Coray i publikuar këtë vit – bazuar në mostrat e gjakut nga 45.000 njerëz – zbuloi se shpejtësia e plakjes së trurit ishte parashikuesi më i mirë i jetëgjatësisë.
Jörg Schüttrumpf, zyrtari kryesor i inovacionit shkencor i Grifols, tha se për shkak se plazma ishte si “interneti i organeve”, duke bartur substanca të tilla si proteina, antitrupa dhe hormone, studimi i saj mund të jetë shumë i dobishëm për të fituar një kuptim më të gjerë të trupit.
“Ai luan një rol të jashtëzakonshëm në sëmundjet, zhvillimin, plakjen dhe të gjitha llojet e proceseve biologjike,” tha ai.
Tani kishte një të vërtetë të pranuar, shtoi ai, se kishte një mori faktorësh. “Është me të vërtetë pothuajse si një koktej që ka këto efekte të dobishme”, – tha ai.
“Pra, një ilaç ideal do t’i imitonte të dyja: neutralizimin e disa prej faktorëve negativë më të spikatur dhe më pas t’ju furnizonte me faktorët të rinj”.
Grifols po del nga një periudhë e trazuar që filloi në fillim të vitit 2024, përballë akuzave se kompania kishte manipuluar shifrat e borxhit dhe fitimeve.
Rregullatori i tregut të aksioneve të Spanjës hodhi poshtë pretendimet por gjobiti Grifols dhe drejtorët e tij me 1.4 milionë euro për gabime në raportet e tij financiare midis 2021 dhe 2023. Grifols po apelon kundër këtij vendimi dhe tha se gjoba “nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet kërkimore shkencore të kompanisë”.
Ndërsa Grifols investon në punën afatgjatë për gjetjen e kandidatëve për barna, po drejton gjithashtu një pilot në Barcelonë për trajtimin e sëmundjes Alzheimer me shkëmbim terapeutik të plazmës: një proces që zgjat një orë ku një makinë heq 2.5 litra nga plazma e një pacienti dhe e zëvendëson atë me një zgjidhje që përmban proteinën albuminë.
Albumina lidhet me amiloid-beta, një proteinë që krijohet si grumbull në trurin e pacientëve me Alzheimer.
Në teori, mund të pastrojë një pjesë të këtij grumbullimi nga truri dhe të përmirësojë simptomat. Pacientët e kryejnë procedurën në fillim për çdo javë dhe më pas e zvogëlojnë atë në një dozë një ose dy herë në muaj.
Schüttrumpf tha se studime të vogla kishin treguar se trajtimi ishte po aq efektiv sa ilaçet aktuale të Alzheimerit, por pa rrezikun e efekteve anësore të zakonshme të ënjtjes dhe gjakderdhjeve të vogla në tru.
Për shkak se procedura është përdorur tashmë për të trajtuar kushte të tjera, ajo nuk ka nevojë për të njëjtin nivel miratimi rregullator si një ilaç i ri. Grifols tha se mjekët mund ta përdorin atë sipas rekomandimeve të shoqërive mjekësore.
Kompania po punon gjithashtu me Fondacionin Michael J Fox për Kërkimin e Parkinsonit në përpjekje për të kuptuar se çfarë e shkakton sëmundjen e Parkinsonit.
Me një bazë të dhënash që shtrihet 15 vjet më parë, Grifols mund të ekzaminojë gjakun përpara se një person të fillonte ta zhvillonte atë. Ka mesatarisht 20.000 proteina në një kampion që mund të çojë në përgjigje.
Schüttrumpf tha se ky nivel detajesh mund të çojë në një “kuptim krejtësisht të ndryshëm të sëmundjes”, veçanërisht nëse studiuesit mund të zbulojnë se çfarë ndodh në pikën ku një pacient plaket normalisht, ndërsa një tjetër zhvillon Parkinson. “Ju mund ta trajtoni këtë me një ilaç”, – tha ai.
Epoka e re e anti-plakjes
Grifols nuk po e bën këtë punë vetëm. Një konsorcium prej më shumë se 20 grupesh kërkimore ndërkombëtare po kërkon për “biomarkerët” e proteinave të sëmundjeve neurodegjenerative. Por databaza e madhe e mostrave të plazmës nga Grifols, e cila rritet me 10 milionë mostra në vit, është një gamë e rrallë informacioni.
Schüttrumpf beson se mania e gjakut të ri i jep industrisë një emër të keq, duke argumentuar se ka një rrugë të gjatë për të bërë derisa të ketë prova të mjaftueshme shkencore për ta mbështetur atë.
Por Wyss-Coray mendon se ndërsa përpjekjet e hershme për të përdorur shkëmbimin e plazmës për të ngadalësuar plakjen ishin “pa ndonjë bazë shkencore”, kjo po ndryshon.
“Tani mendoj se ka prova të mjaftueshme shkencore që… si mjek, nëse e bën këtë, as nuk duhet të ndihesh keq”.
Burimi: “FinancialTimes”/ Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



