Politike

Përfundon seanca plenare, mazhoranca voton 4 rezolutat e ditës

Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi votoi sot në seancën plenare pa debat raportet e 4 institucioneve.

Votohet me 76 vota pro dhe 2 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Kalon me 76 vota pro dhe 0 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.

Kalojnë me 76 vota pro raportet e ERRU dhe ERE për vitin 2024. 

Kalon me 74 vota pro dhe 1 kundër ‘Për vlerësimin e Veprimtarisë së entit rregullator të ujit për vitin 2024.

Gjatë procesit të votimit, anëtarët e opozitës u çuan në këmbë duke protestuar kundër mbylljes së seancës parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë