Politike

Berisha: Koçiu, mashtruese publike! Askush nuk mund ta mbrojë

Nga Gazeta ‘Si’- Sali Berisha ka reaguar në Kuvend pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, ndërsa akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu për mashtrim. 

“Ajo ka bërë mashtrim publik dhe askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ-ja. Çfarëdo apoteoze që t’i thurësh ti asaj, ajo është një mashtruese publike. Bëj ç’të duash, por ajo është një mashtruese publike”, tha Berisha.

Po ashtu ish kryeministri kritikoi reformën në drejtësi, të cilën e lidh me ndikimin e filantropit George Soros dhe e akuzoi se ka prodhuar pasiguri dhe padrejtësi për qytetarët shqiptarë.

“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra. Se si mund të ndodhë kjo, ju qofshi, ju e dini.

Kurse për sa i përket drejtësisë së parafolësit, unë u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë