Politike

Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka marrë vendimin për të ngritur një Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Lajmin e bëri të ditur, kryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla në një komunikim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit.

“Dua t’ju informoj se grupi parlamentar i PS-së do të institucionalizojë në orën 13:00 dy nisma që kanë të bëjnë me dy komisione, i pari për Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Si traditë tanimë, që grupi i PS ka qenë nismëtar për këto komisione në legjislaturë. Uroj të udhëhiqet nga interesi i përbashkët për të përmbyllur më në fund rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke sjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione politike vunë në dyshim cilësinë e punës së këtyre komisioneve. PS ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit”, tha ai.

Po ashtu, bëri me dije se do të ngrihet Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrative Territoriale.

“Shpresoj që grupet politike të opozitës të provojnë vakancat në këtë komision. Do u bëj ftesë tre kryetarëve të grupeve të opozitës që të nisim me punën”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë