Menaxhim

Rama: Të prekurit nga zjarret do të dëmshpërblehen çdo qindarkë! Rrisim pagat e zjarrfikësve

Nga Gazeta ‘SI’ – “Ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish, duhet të jenë të qetë sepse me kalimin e aktit normative do të shpërblehen qindarkë për qindarkë”, deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama, në aktivitetin me tre ministrat, Pirro Vengu, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, lidhur me transformimin e Forcave Zjarrfikëse.

Rama theksoi se rritja e pagës për zjarrfikësit është e domosdoshme dhe e rëndësishme.

“S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet”, tha Kryeministri.

Kreu i qeverisë u shpreh se ata përballen me sfida kolosale dhe se pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.

Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.

Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide. “


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë