Politike

Emrat/ Rama mbledh strukturat e PS për kryeqytetin, u ndan detyrat dhe zonat: Angazhim për Manastirliun!

Nga Gazeta ‘SI’ – Për rreth 40 minuta, Edi Rama mblodhi strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Takimi mes Ramës dhe socialistëve të kryeqytetit, që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 17:40, u zhvillua në një prej hoteleve në qendër të Tiranës.

Partia Socialiste ka zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Belinda Balluku është caktuar si drejtuesja e fushatës së PS për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj do të jetë i angazhuar në Njësinë 10. Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu do të angazhohet në Tiranë. Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, të cilën e ka pasur edhe më herët. Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.

Ndërsa Elisa Spiropali do të jetë e paangazhuar në këto zgjedhje të parakohshme të Tiranës, Rama nuk e ka deleguar në asnjë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë