Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka nisur punën me shndërrimin e transportit publik dhe siç parashikohej në program, është krijuar kompania shtetërore e transportit, MobAl.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, MobAl do të kryejë transportin e udhëtarëve, përfshirë nxënësit, si edhe destinacionet turistike. MobAl do të mundet të nënkontraktojë subjekte private për shërbimet e saj, por ajo do të jetë përgjegjëse për licencimin e tyre dhe monitorimin.
Kompania shtetërore, me aksioner ministrinë e Infrastrukturës, do të jetë përgjegjëse edhe për parkun e autobusëve, stacionet, pikat e karikimit, sistemin e biletave dhe çdo shërbim tjetër të lidhur më fushën.
Në vendim thuhet se MobAl do të ketë mbështetje nga buxheti, por të ardhurat kryesore do t’i arkëtojë vetë nga tarifat e biletave dhe nga tarifat që paguajnë subjektet e licencuara për operim, etj.
MobAl do të nisë operimin më 1 shtator 2026 me një kapital fillestar prej 10 mln lekësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



