Menaxhim

Ambasada e BE: Nga 12 tetori nis sistemi i ri, do regjistrohen të dhënat biometrike

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ndarë një njoftim për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Europian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se nga data 12 tetor një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit si dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës).

Kjo procedurë thekson ambasada, nuk ka asnjë tarifë shtesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë