Politike

Rama: Shkeljet dhe sharjet do çojnë në përfundimin e parakohshëm të seancave

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, pasi PS miratoi në Kuvend programin dhe kabinetin pa debat, ka paralajmëruar opozitën se shkeljet e sharjet do të çojnë automatikisht në përfundimin e parakohshëm të seancave parlamentare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se ka detyrim ndaj zgjedhësve të tij “për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare”.

Rama theksoi se nëse respektohet ky kufi atëherë, sipas tij, opozita do të jetë e papenguar të gjitha hapësirat në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare.

Në të kundërt, deklaroi Rama, do të shkohet automatikisht në hapjen e procesit të votimit në Kuvend dhe përfundimin e parakohshëm të seancës.

“Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës”, paralajmëroi Kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë