Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, ku ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kufizimin, sipas tij, të pluralizmit në vend.
Duke folur për situatën e medias dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri, Berisha e cilësoi “korruptimin e gjuhës” si një mjet të pushtetit dhe argumentoi se kjo situatë e bën pluralizmin politik “fiktiv”.
Në fjalimin e tij, kreu i PD-së përdori edhe shprehjen “burg pa mure” për të përshkruar atë që ai e konsideron si ndikimin e pushtetit mbi gjuhën, median dhe debatin publik.
“Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, korruptimi i gjuhës nuk është më një pasojë anësore, por një teknologji sundimi, dhe ky është një rast tipik i Shqipërisë. Në këtë rast, gjuha kthehet në një lloj “burgu pa mure”, ku fjalët përdoren për të parandaluar mendimin e pavarur përpara se ai të lindë. Korruptimi i gjuhës është me distancë mjeti më i fuqishëm dhe më i padukshëm i “të keqes banale”, tha Berisha, duke shtuar se korruptimi i gjuhës korrupton mendimin: liria bëhet fiktive, pluralizmi politik zëvendësohet nga pluralizmi burokratik, “dhe ky është realiteti i sotëm në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë”.
Berisha tha se në një vend ku e keqja banale është shndërruar në sistem dhe korruptimi i gjuhës në një teknologji dominuese, opozita është gjithmonë fajtore për çdo gjë që ndodh në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje