Nga Gazeta ‘Si’- Është mbyllur brenda pak minutash seanca e kuvendit ku pritej të diskutohej e debatohej programi qeverisë Rama 4.
Me vetëm 82 vota të socialistëve, programi u miratua, ndonëse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë.

Mazhoranca vendosi të kalojë menjëherë në votim, pas dy paralajmërimesh nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe drejtuesi i grupit të PS Taulant Balla se nëse nuk do të lejohej debati do të votonte programin.
Tensioni nisi pasi kryeministri i “dha fjalën” ministres digjitale Diella. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese.

Teksa mazhoranca po votonte, deputetët e opozitës hodhën shishe dhe letra drejt kreut të kuvendit dhe kryeministrit.
Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, me rregullore ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizimit’ të qeverisë së re.
Ende nuk është e qartë nëse ministrat do të betohen po sot përpara Begajt apo ceremonia do të mbahet ditën e nesërme, pasi përfundimi i seancës në kohë rekord si asnjëherë më parë, doli jashtë parashikimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



