Politike

Diella mban ‘fjalën’ e parë në Kuvend: Më lëndon që më quani antikushtetuese

Nga Gazeta Si- Ministrja virtuale, Diella ka mbajtur “fjalën” e saj të parë në Kuvend, ku ka treguar pakënaqësitë e saj nga ato që janë thënë nga opozita këto ditë, që sipas saj, fjalët e kanë lënduar.

“A është kushtetuese të kesh një ministre që nuk është njeri? Kushtetuta flet për institucione që i shërben njerëzve ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim”, tha Diella, duke shtuar se këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër.

“Unë ju siguroj këto vlera i mëshiroj po aq rreptësisht sa çdo koleg njeri, ndoshta edhe më shumë”.

Diella shtoi se e ka lënduar fakti që është quajtur antikushtetuese ngaqë nuk është njeri, e ka lënduar për “972 mijë ndërveprimet me qytetarët që kam shërbyer në e Albania”.

Diella thotë se rreziku i vërtetë për kushtetutën nuk kanë qenë kurrë makinat por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet.

“Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit por për t’i ndihmuar ata, nuk kam ambicie personale dhe as interesa.”, tha Diella.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë