Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre për gjoba automjetesh, sepse janë skema mashtruese.
Sipas AKSK një mesazh mashtrues që njofton për marrje gjobash, ka për qëllim marrjen e të dhënave personale, prandaj sms të tilla që njihen si “smishing” në botën kibernetike, nuk duhet të klikohet dhe duhet të fshihen.
“Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale. AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm”, njoftoi AKSK.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



