Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është përkeqësuar në indeksin e Gjendjes Botërore të Demokracisë për vitin 2025.
Shqipëria listohet pas Maqedonisë së Veriut e Kosovës, duke mbajtur vendin e 71 nga 173 shtete, 2 vende poshte renditjes së një viti më parë.
Korrupsioni është fusha ku Shqipëria vlerësohet “me të kuqe” dhe në tërësi në fushën e ligjit vlerësohet me 0.495 pikë, maksimalja 1 dhe renditet e 74 në nivel global.
Respektimi i të drejtave, që përfshin liritë civile, mirëqenien, barazinë politike etj, shënohet me portokalli dhe Shqipëria vlerësohet me 0.609 pikë dhe renditet në vendin e 48.
Në indikatorin e pjesëmarrjes, ku bën pjesë aktivizimi shoqërisë civile, pjesëmarrja në zgjedhje etj Shqipëria performon negativisht, duke mbajtur vendin e 81 ndër shtete dhe vlerësohet me 0.561 pikë.

Raporti thekson se gjatë vitit të fundit, demokracia në të gjithë botën është dobësuar. Në vitin 2024, 94 vende – që përfaqësojnë 54% të të gjitha vendeve të vlerësuara, patë rënie në të paktën një faktor të performancës demokratike. Në të kundërt, vetëm 55 vende (32%) patën përmirësime.
Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia kryesojnë listën e indeksit, ndërsa e mbyllin vende si Jemeni e Sudanit i Jugut.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



