Menaxhim

Balluku: Ujësjellësat nuk preken nga ndryshimet. Presim të binden banorët për projektin e Tragjasit

Nga Gazeta ‘SI’ – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shpjegoi se OPU, Operatori i Prodhimit të Ujit, do të ndajë prodhimin dhe shpërndarjen e ujit si faza e dytë e reformës dhe në fazë të tretë, do të ndahet shpërndarësi dhe furnizuesi në 2027-n.

Ballluku theksoi se 15 kompanitë ekzistuese të UKT-së, nuk do të preken.

“15 kompanitë që do të vijojnë operimet në mënyrë të njëjtë, pa i ndryshuar asgjë pa u prekur, do të bëjnë edhe ndarjen në dy nukla, njëra që do merret me mirëmbajtjen dhe tjetra me faturim arkëtim e gjithcka tjetër”, tha ministrja duke theksuar se OPU do të ketë organizim rajonal dhe do të ndahet në katër rajone hidrologjike.

Ministrja u ndal tek rasti i projektit të Tragjasit, burim ujor që mund të furnizojë një pjesë të mirë të jugut të vendit, por kundërshtuar nga banorët e zonës, që qeveria po pret t’i bindë.

 “Do të sjell një rast që na ka shqetësuar mjaftueshëm, që ka të bëjë me një burim ujor në zonën e Tragjasit, i cili i parashikuar nga ekspertët do furnizonte një pjesë të mirë të jugut, por me të drejtën e tyre banorët e zonës e refuzojnë marrjen e këtyre sasive të ujit për të furnizuar zonën e Dhërmi-Palasës. Por ne kemi vendosur ti bëjmë ata pjesë të bisedës dhe ti bindim .Ndaj jemi nëntë muaj me vonesë”, tha Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë