Nga Gazeta ‘SI’– INSTAT do t’i duhen rreth 9 mln euro për të kryer Censin e Bujqësisë, ku 5 mln parashikohen vetëm për burimet njerëzore.
Sipas projektligjit që ka dalë në konsultim, Censi do të ekzaminojë 98 për qind të sipërfaqes së përdorur për bujqësi, me përjashtim të kopshtarisë, si dhe 98 për qind të njësive blegtorale në të gjithë vendin. Sipas draftit, ai do të regjistrojë gjithçka që ka të bëjë me ekonominë bujqësore të vendit, nga sipërfaqja e kulturave të mbjella, por edhe numri i bagëtive.
Sipas projektligjit, refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar apo dhënia e të dhënave të rreme do të gjobitet me vlerë që varion nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë. Dita e Censit do të përcaktohet nga INSTAT.
Ky Cens i Bujqësisë është një nga proceset më të rëndësishme statistikore në vend, i cili do të sigurojë të dhëna të sakta dhe të përditësuara për sektorin bujqësor dhe blegtoral, duke ndihmuar në hartimin e politikave zhvillimore dhe menaxhimin më të mirë të burimeve rurale në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



