Nga Gazeta ‘SI’– Bankers Petroleum, kompania shqiptaro-kineze që menaxhon fushën e naftës së Patoz-Marinzës, ka kërcënuar shtetin shqiptar për një përballje në gjykatën botërore të arbitrazhit.
Në një njoftim për mediat, Bankers thotë se ka angazhuar ekipe ligjore për të mbrojtur të drejtat e investitorit përballë shtetit shqiptar.
Sipas deklaratës “kompania po ndjek me shqetësim hetimet ndaj disa prej drejtuesve e punonjësve të saj aktualë dhe të mëparshëm. Duam të përsërisim se ndryshimi i kontrollit tek investitorët aktualë ndodhi në shtator 2016”.
Bankers thotë se marrëveshjet sipas të cilave Kompania operon në Shqipëri, dhe sistemi i “rikuperimit të kostove” në ato marrëveshje, i cili është në qendër të këtij hetimi penal ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Kompanisë, u vlerësuan në një vendim përfundimtar të lëshuar nga një arbitrazh i ICC në vitin 2024.
24 orë më parë, kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare ka fituar një arbitrazh kundër Bankers dhe kjo e fundit i detyrohet vendit 240 mln euro. Hetimi i Prokurorisë së Fierit, që akuzon për mashtrim financiar drejtuesin ekzekutiv dhe administratorin e kompanisë, gjeti se Bankers i ka vjedhur shtetit shqiptar 110 mln euro taksa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



