Në ekonomitë e zhvilluara, tregu i qirasë së banesave po përjeton një ndryshim thelbësor. Në vitet para se të vinte Covid-19, qiratë ishin të larta, por nuk rriteshin shpejt; kosto e një shtëpie me qira u rrit me 2% në vit. Gjatë pandemisë, inflacioni i qirave u ngadalësua dhe në disa qytete, qiratë ranë shumë dhe pronarët ishin të dëshpëruara për të gjetur qiramarrës.
Sot është një histori tjetër. Qiratë në botën e pasur janë rritur me 5% në vit, rritja më e shpejtë në një dekadë, duke shfaqur kështu një sfidë për qiramarrësit.
Në disa vende, tregu i qirave “ka shkalluar”. Në Francë, qiratë rriten me 2.5% në vit – mund të mos duket shumë , por para pandemisë rriteshin me 0.3% në vit. Qiratë në Australi janë 8 herë më të larta se në 2018-2019. Në Portugali, qiratë rriten me 7% në vit. Edhe në vende që nuk ka shumë kërkesë, qiratë po rriten shpejt. Në Zelandën e Re, çmimet nominale të shtëpive kanë rënë me 15%, por qiratë janë rritur me 14%.

Politikbërësit e bankave qendrore janë në hall, pasi kanë ngritur normat e interesit për të ulur inflacionin. Qiratë përbëjnë 6% të inflacionit në botën e pasur. 20% në Zvicër.
Inflacioni i qirave nuk përshtate shpejt me ndryshimet në ekonomi. Shumica e kontratave janë me muaj apo me vite, që do të thotë se pronarët nuk do t’i ndryshojnë çmimet për një kohë të gjatë. Por edhe pse inflacioni i ushqimeve dhe të mirave të tjera është ulur, ai i qirave mbetet kokëfortë.
Ju vjen keq për bankat qendrore? Po qiramarrësit? Për shumë qiramarrës, sidomos atë të varfërit, rritja do të thotë një shpenzim shtesë shumë i rëndë. Një raport i vitit të shkuar nga Rezerva Federale theksoi se njerëzit që e kishin të vështirë pagesën e qirasë, janë shtuar me 10%. Qiratë e larta janë një shkak i rritjes së varfërisë dhe humbjes së banesës.
Pothuajse 50% e familjeve të pasura, posedojnë shtëpi të tyren, ndërsa të tjera kanë një interes kredie fikse. Ata s’e kanë ndjerë dhimbjen e rritjes. Sipas të dhënave amerikane, pronarët e shtëpive kanë rritur me 25% shpenzimet e tyre për qejf, hobi dhe shëtitje. Për qiramarrësit ishte vetëm 16%.
Një ndjenjë e tillë e padrejtësisë mund të jetë duke i inkurajuar qiramarrësit që të përpiqen të kthejnë rendin politik. Një studim i ri empirik nga Tarik Abou-Chadi i Universitetit të Oksfordit zbulon se në Gjermani “për ata me të ardhura më të ulëta, qiratë më të larta përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për statusin e tyre social, gjë që rezulton në një prirje më të lartë për të mbështetur të djathtën radikale”.
Politikat monetare kanë ndihmuar në reduktimin e qirave, por kanë kufizuar pronarët potenciale të bëhen pronarë. Të paaftë për të përballuar një shtëpi, të refuzuarit duhet të marrin me qira- duke konkurruar për një stok akomodimi që është mjaft i fiksuar në afat të shkurtër. Për më tepër, pronarët me një kredi me normë të ndryshueshme i kanë kaluar kostot më të larta te qiramarrësit. Sipas një studimi të fundit nga Jaeyeon Lee nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, një rritje me një përqind e normës së interesit shoqërohet me një rritje prej 5.5% të çmimeve të qirasë.
Rritja e fundit e emigracionit në botën e pasur i ka shtuar vështirësitë. Të sapoardhurit rrallë kanë para ose histori krediti për të blerë një pronë. Në Britani 75% e atyre që kanë ardhur në pesë vitet e fundit janë qiramarrës privatë, krahasuar me 16% të njerëzve të lindur në Britani. Përveç kësaj, të ardhurit e rinj priren të zbarkojnë në qytete, ku oferta e banesave është më e kufizuar. Goldman Sachs, një bankë, vlerëson se shkalla aktuale e migrimit neto vjetore e Australisë prej rreth 500.000 njerëzve, rrit qiratë me 5%.
Krahas kësaj kërkese më të lartë, sektori i qirave përballet edhe me një shtrëngim të ofertës. Pandemia i shtyu ndërtuesit të ndalonin ndërtimin e banesave, të cilat priren të jepen me qira, në favor të shtëpive familjare në periferi, të cilat priren të jenë në pronësi.
Inflacioni i qirave në botën e pasur mund të jetë tani në kulm: industria e ndërtimit po përshtatet dhe normat e interesit nuk po rriten më. Në shumë vende emigrimi është ngadalësuar gjithashtu. Por është krejtësisht një pyetje tjetër nëse qiratë do të bien aq shumë sa t’i lejojnë njerëzit të kthehen në pronarë. Qiramarrësit do të ndihen nën presion edhe për një kohë, me pasoja të paparashikueshme politike./TheEconomist
*Titulli i redaksisë Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.