Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të premte, në Ditën e Verës, kryeministri Edi Rama ka inauguruar tunelin e Murrizit, i cili është pjesë e rrugës së Arbrit.
Ky tunel do t’u vijë në ndihmë banorëve të Dibrës, të cilët tashmë mund të arrijnë në kryeqytet për rreth 2 orë.
Në inaugurimin e tunelit ishte i pranishëm kryeministri Rama, së bashku me ministren e infrastrukturës Belinda Balluku, të cilët u pritën nga qindra qytetarë dibranë me daulle, këngë dhe valle.
“3.8 kilometra i gjatë, plotësisht i kompletuar. Kemi bërë testet mbrëmë natën vonë. Gjithashtu, këtu ndodhen edhe njësitë e zjarrfikësve. Kemi edhe tunelin paralel që është tuneli i emergjencës, me 11 hyrje dhe dalje. Nuk parashikohet të ketë ndonjë ndërprerje trafiku në vazhdim. Është një vepër arti pasi është i gjithi i blinduar me hekur, si një unazë hekuri, për shkak të gjeologjisë”, tha Balluku.



Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të lidhë Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.
Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.