Menaxhim

Të mitur dhe individë me aftësi të kufizuar/ Gjatë 2024-s u rritën rastet e punës së ‘zezë’

Nga Gazeta ‘SI’ – 27% më shumë raste informaliteti janë zbuluar gjatë 2024-s, në bizneset shqiptare.

Inspektoriati i punës raporton se ka gjetur 2.600 punonjës që punonin tërësisht në të “zezë”, 3.952 pa kontrata individuale dhe 34.7 mijë me pagë të nëndeklaruar. Nga këto 46 raportohen individë me aftësi të kufizuar dhe 124 nën 18-vjeç.

Sipas fushave, tregtia (bar-restorant), ndërtimi dhe industria prodhuese kanë rastet më të shpeshta të informalitetit.

Nga 2600 punëmarrës informal që janë evidentuar gjatë procesit të inspektimit, brenda procesit inspektues janë siguruar 2575 ose 99% prej tyre, raporton Inspektoriati.

ISHPSH thotë se rritja e rasteve informale lidhet me rritjen e performancës së inspektimit për të dërguar inspektimin në subjektet që mbartin më së shumti fenomenin. Në vitin 2024 është 31 raportime informaliteti/Inspektor. Krahasimisht me vitin 2023 reflekton përmirësim të punës, pasi ky indikator rezultonte në masën 25 Informal/Inspektor.

Konkretisht, 1347 punëmarrës ose 52 % e punëmarrësve informal të konstatuar janë punëmarrës të subjekteve që janë inspektuar mbi bazë programimi apo planifikimi inspektimi. 839 punëmarrës ose 26 % janë informal të konstatuar në inspektime tematike, 414 punëmarrës ose 16 % e punëmarrësve informal të konstatuar janë punëmarrës të subjekteve që janë inspektuar jashtë programimi (inspektime, Ankesë, Aksident në Punë, Rastësor).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë