Nga Gazeta ‘SI’ – Në përfundim të vitit 2024, janë miratuar 317 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke e çuar në 1.336 numrin total të lejeve të dhëna për vitin 2024. Në 2023-shin, numri i lejeve të miratuara ishte 1.602.
Gjatë vitit 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.5 milionë m2 , nga 2.1 milionë 2 miratuar në vitin 2023, duke shënuar një rritje prej 18%.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 106.4 miliardë lekë në vitin 2024, nga 89.6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 18.8 %.
Vetëm për Tiranën janë miratuar 494 leje të reja ndërtimit gjatë 2024-s, në një hapësirë prej 1.9 milionë m2, 60% e hapësirës totale të miratuar. Vlera e përafërt e këtyre lejeve shkon rreth 70 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



