Politike

Ardhja e LaCivita-s/ Peleshi opozitës: Nuk ju intereson vota e diasporës! I mbani shpresat te një kompani marketingu

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, gjatë seancës në Kuvend është shprehur se opozitës nuk i intereson vota e diasporës, ndërsa theksoi se për ta e rëndësishme është se kanë gjetur një kompani marketingu, duke iu referuar ekipit të Chris LaCivita.

Peleshi tha se alternativa e opozitës duke thënë se kanë gjetur një kompani marketingu për ta bërë të bardhën të zezë, nuk qëndron asgjëkundi.

“Për ju vota e diasporës nuk është as shpëtim dhe as e rëndësishme. E rëndësishme është vetëm, mesa po shikojmë që keni gjetur një kompani marketing. Për një parti kaq e rëndësishme për ju siç është PD, ta mbështesë shpresën që ta bëjë të zezën të bardhë, duket si dorëzim.  Nuk ka një shpëtim që vjen nga qielli, nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Shqipëria e së nesërmes do të ndërtohet nga shqiptarët. Kur merrni fjalën këtu mos na fyeni inteligjencën të gjithë kombit dhe sillni një alternativë të vetme dhe thoni se keni gjetur një kompani marketingu që nuk e njihte  Shqipërinë por di të bëjë të zezën të bardhë. Kjo nuk ka asgjëkundi ku të qëndrojë”, tha Peleshi.

Ndërkohë deputeti demokrat, Flamur Noka, ironizoi ministrat e Partisë Socialiste duke thënë se edhe atyre do iu vijë radha për t’u burgosur si kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Noka tha se ministrat socialistë shohin makthe tashmë nga frika, sipas tij, se do ju vijë radha për burg.

“Është koha që t’ju themi prisni prisni nuk keni parë asgjë akoma, çfarë do ju shohin sytë e çfarë do përjetoni ju do fshiheni nga lista e politikës, të gjithë do shkojnë te lali vjedhësi do detyroheni të shtrëngoni sapunin me radhë nga i pari te i fundit”, tha Noka i cili shtoi se PS sipas tij nuk po fle më gjumë pasi PD mori si udhëheqës fushate Chris LaCivita-n.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë