Drejtësia

Toka, biznese dhe godina, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjes. Dyshohet se fshihet në Dubai

Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të Florenc Çapies, drejtues i një grupi kriminal në Elbasan dhe i dënuar për vrasjen e babë e bir në vitin 2012, i cili dyshohet se fshihet në Dubai.

Në përfundim të hetimit pasuror, del se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i aktivitetit kriminal të Florenc Çapjes.

Ky procedim pasuror u regjistrua në bazë të hetimit penal ndaj Florenc Çapias, i cili dyshohet për veprën penale: “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në total, këto 10 pasuri janë në pronësi të Florenc Çapias dhe personave të lidhur me të, duke përfshirë familjarë të tij. Prokuroria ka kërkuar konfiskimin përfundimtar të këtyre pasurive.

Florenc Çapja është aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas hetimeve të SPAK që kërkon dënimin e tij me 25 vite burg për një tjetër ngjarje, për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit, në Elbasan në vitin 2012.

Në atë kohë, prokuroria ngriti akuzat “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, ndaj Çapjas. Bëhet fjalë për një atentat që i është bërë Fadil Memës në vitin 2006.

Pasi u pushua çështja ndaj tij në 2019, Çapja u lirua nga qelia dhe nuk ndodhet më në Shqipëri. Ai dyshohet se fshihet në Dubai, një vend ku strehohen kriminelët dhe shumë i vështirë për të arritur marrëveshje ekstradimi.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

– Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.

– Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

– Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).

– Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

– Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.

Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.

Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë