Politike

Po vuan dënimin në burgun e Fierit, Ervin Salianji depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Nga Gazeta ‘Si’- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të tij.

Në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burg, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kujtojmë që më 15 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.

Ndërkohë më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe veten si të dënuar politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë