Politike

Porti i Durrësit, Bardhi: Të kryhet një hetim i plotë parlamentar

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike ka propozuar hetimin me komision parlamentar për çështjen e portit të Durrësit.

Lajmin e bën me dije në rrjetin e tij social Facebook, kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbledhjes që u zhvillua sot.

Bardhi i bën thirrje SPAK-ut që të verifikojë investigimet e mediave gjermane të cilat sipas tij shkruajnë se Porti i Durrësit është një aferë korrupive me gjurmë që shkojnë deri në Ekuador dhe Kolumbi.

“Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u vendos që mbi këtë aferë të kërkohet një hetim i plotë parlamentar.

Transparenca mbi pasuritë publike dhe veçanërisht verifikimi dhe prerja e lidhjeve të krimit të organizuar me projekte madhore strategjike të vendit, duhet të jetë misioni i Kuvendit në periudhën e mbetur të kësaj Legjislature.

Grupi Parlamentar i PD nxit Prokurorinë e Posaçme që sa më parë dhe pa asnjë hezitim të hetojë dhe verifikojë të gjitha investigimet e kryera mbi këtë aferë skandaloze korruptive dhe që dyshohet se ka fije të lidhura me krimin e organizuar ndërshtetëror”, shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë