Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim ankimin e bërë nga partitë e vogla që kërkojnë rrëzimin e marrëveshjes PS-PD për Kodin Zgjedhor.
Sipas tyre, ndryshimet e bëra në fund të muajt korrik, bllokojnë parimin e listës së hapur për kandidatët për deputetë pasi 1/3 e listës është e fiksuar nga kryetarët.
Deputeti Dashamir Shehi tha se me ligjin shkelen parimet elementare dhe kandidatët nuk janë të barabartë para votës.
“Çdo ligj në thelb është në përputhje me Kushtetutën, por s’është e moralshme, dhe kushtetuta nuk është vetëm ligj pore dhe moral. Ky ligj që është sot i ka të gjithë elementet për të qenë kushtetues. Ju mund ta kaloni por dhe mund ta ndryshoni. Unë them se gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Mazhorancat kanë të drejtën e vet të bëjnë ligje.
Në këtë rast kemi një marrëveshje mes dy mazhorancave, PD e PS, por gjykata Kushtetuese nuk është thjesht për të mbrojtur mazhorancën apo për t’i dhënë të drejtë, por për të mbrojtur minorancën. Kështu garantohen të gjithë palët. Edhe zotërinjtë e dy palëve të mazhorancës që kanë bërë këtë marrëveshje që është kthyer me ligj të ruajnë të drejtat e veta që kanë pretenduar por dhe pjesa tjetër e shqiptarëve që mendojnë për ndryshim të kenë mundësi të marrin të drejtat e veta. Kanë bërë një gardh, kanë rrethuar kundërshtarët e vet që tia bëjnë të pamundur të konkurojnë politikisht”, tha kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.
“Në Berat s’ka garë, në Dibër s’ka garë etj…”, tha Adriatik Lapaj.
Qëndrimet e tyre morën vëmendjen e gjykatës e cila pas përfundimit të shqyrtimit kushtetues ka 30 ditë kohë për të vendosur nëse do të legjitimojë atë që konsiderohet një marrëveshje në distancë Rama-Berisha të korrikut 2024, apo do ta rrëzojë atë. Opsioni i dytë do të implikonte direkte parlamentaret e 2025, të cilat janë pesë muaj larg.
Partitë ankimuese: Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, organizata “Shqipëria Bëhet”, partia “Nisma Thurje”, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, partia “Aleanca Demokracia e Re”, partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim”, partia “Kombëtare Konservat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




