Politike

Miratohet buxheti 2025, mazhoranca rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës

Nga Gazeta Si- Është miratuar me 75 vota pro  dhe 24 kundër buxheti 2025 në seancën maratonë.

Janë 825 miliardë lekë që pritet të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor dhe drejtësinë.

Ndërkohë, me kartonët e kuq, mazhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e opozitës, 44 në total.

Amendamentet e para që socialistët rrëzuan me votë ishin ato të propozuara nga Sali Berisha i cili u rikthye sot në Kuvend pas 11 muajsh në 'arrest shtëpie'.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë