Politike

Presidenca hedh shortin / Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (emrat)

Nga Gazeta ‘Si’- Në presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAT.

Kryetar i KED(Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) është zgjedhur Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë.

Mes gjyqtarëve kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë;

  • Marjana Semini – anëtare
  • Ilir Toska -anëtar
  • Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese

Mes kandidatëve nga Gjykata e Lartë, fitues janë;

  • Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
  • Medi Bici, anëtar zëvendësues

Mes prokurorëve kandidatëve në Prokurorinë e Përgjithshëm, fitues janë;

  • Alma Muça- anëtare
  • Thoma Jano- anëtar zëvendësues

Mes kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë;

  • Fuat Vjerdha – anëtar
  • Enkela Vlora- anëtare
  • Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese

Mes prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë;

  • Irma Balli- anëtare
  • Etjen Kapo- anëtar
  • Genti Xholi- anëtar zëvendësues

Mes gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë;

  • Nafije Hasko- anëtare
  • Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë