Politike

U la i lirë nga GJKKO, mbështetësit e Berishës e presin me brohorima poshtë banesës dhe në selinë blu (video)

Nga Gazeta 'Si'- Mbështetës të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha u mblodhën poshtë banesës së këtij të fundit në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, në pritje të daljes së kryedemokratit pasi gjykata vendosi lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Ndryshe nga mbledhjet thuajse të përditshme poshtë banesës së Berishës gjatë fjalimeve të tij, demokratët u mblodhën sot menjëherë pas daljes së vendimit nga GJKKO.

Mbështetës të Berishës u mblodhën edhe në selinë blu ku Berisha mbajti konferencën e parë me gazetarët pas lirimit nga arresti shtëpiak.

Berisha u vendos nën arrest në 30 dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë