Gazeta Si - Deputeti demokrat Flamur Noka u përball me zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga te kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD printe grupin e protestuesve që bllokuan qarkullimin.
Noka dëgjohet t'i thotë Bizhgës se ai i shërben bandave të krimit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se për 34 vite i ka shërbyer vetëm shtetit shqiptar, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet.
DEBATI
Noka: Unë ty personalisht do të të shtyp në çdo aspekt!
Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë time.
Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk ke lidhje me fytyrën e këtyre policave. Ti je pasqyrë e një krimi. Ti je pasqyrë e horrave, s’je polic ti.
(Protestues në distancë: Si e përdor dhunën mor burrë. A je familjarë, a ke kalamaj, si e përdor dhunën ti)
Bizhga: E ke gabim ti!
(Protestuesi në distancë: Legen. Je duke dalë në pension dhe përdor dhunën. Si mor përdor dhunën? A ke nën, a ke babë, a ke kalamaj ti, a ke motër mor...)
Më herët, Noka paralajmëroi se "kush guxon të prekë një protestues, kush guxon të arrestojë një protestues do të ketë punë me PD-së dhe ligjin. Ata që guxojnë t’i shërbejnë politikisht bandës së pushtetit në kundërshtim me çdo ligj dhe çdo normë do të marrin përgjigje individuale”.
Gjatë fjalës së tij Noka tha se ata që vjedhin votat dhunojnë dhe opozitën në protestë.
“Ja, këta vjedhin vota. Ai, Sokol kriminel Bizhga. Këto lloj fytyra urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota. Ja këta janë. Por do e paguajnë një më një. Sokol Bizhga, Ilir Proda, Neritan Nallbati. Këto janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.