Politike

‘Arresti në shtëpi’ për Berishën, Kushtetuesja pranon kërkesën për gjykim të përshpejtuar. Seanca me 27 dhjetor

Nga Gazeta 'Si' - Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë ankimimin e Sali Berishës për vlerësimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Në një njoftim, Gjykata Kushtetuese bën me dije se më datë 27 dhjetor të këtij viti do të shprehet me vendim pa praninë e palëve për kërkesën e Berishës.

Po ashtu, është pranuar edhe kërkesa për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre.

“Gjithashtu, po në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur:

– pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00″, thekson GJK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë