Presidenti Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen pranverën e ardhshme do të presë sot përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ndërsa partia Demokratike ka njoftuar se nuk i shkon në takim kreut të shtetit.
Sipas kalendarit të njoftuar nga presidenca, Presidenti Begaj në orën 10:30 minuta duhet të presë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreun e grupit, Gazment Bardhit. Por ky i fundit javën shkuar deklaroi se PD nuk i shkon në takim Begajt.
Ndërkohë, sipas axhendës së paracaktuar në orën 11:30, në takim me Presidentin do të jenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, teksa konsultimet do të mbyllen me takimin me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, para se më tej të shprehet për datën e zgjedhjeve të ardhshme.
Begaj është të enjten e shkuar u konsultua edhe me kryetarët e partive më të vogla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.