Politike

Londra, ndalesa e radhës e Ramës me shqiptarët

Pas Milanos, Selanikut dhe Nju Jorkut, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër ku do të zhvillojë takimin e katërt me shqiptarët e diasporës.

Takimi do të nisë rreth orës 12:00 me orën britanike dhe do të jetë në të njëjtin format si takimet e fundit. Në takim do të këndojë Arilena Ara ndërkohë që vetëm Rama do të flasë.

Mbetet për t’u parë fjalimi i Ramës me bashkatdhetarët, pasi situata në Londër me shqiptarët nuk është e njëjtë si në vendet e tjera. Ka problematika emigracion i paligjshëm ku ka shumë pa dokumente.

Copper box ka kapacitet prej 7 mijë vendesh, por vetëm gjysma e sallës do të përdoret. 

Në takimin e Ramës në Londër do të jenë të pranishëm edhe Taulant Balla dhe Pandeli Majko.

Ndërkohë jashtë sallës ku do të zhvillohet takimi i kryeminsitri Rama me diasporën është paralajmëruar një protestë nga përfaqësuesit e opozitës në Londër. Protesta është thirrur në orën 11:00 me orën britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë