Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se kjo është rruga drejt Shqipërisë 2030.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.
Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.
Më herët, Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.