Politike

“Vendim i turpshëm”/ Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, reagon Sali Berisha: Do ta çoj çështjen në Strasburg, krenar që mbrojta Kushtetutën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës  Kushtetuesem, e cila  rrëzoi pretendimet e tij  se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi për caktimin e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht padinë e kreu të PD Sali Berisha për masat e para të sigurisë ndaj tij, për detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Kushtetuesja ka shfuqizuar masën për ndalim dalje jashtë vendit të Berishës, duke e konsideruar si cënim të proporcionalitetit, ndërsa la në fuqi masën e detyrimit me paraqitje.

Lidhur me këtë, në fjalimin e tij nga ballkoni, Sali Berisha tha se vendimi i Gjykatës ndaj tij është i turpshëm dhe se është një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë, sipas tij.

Sakaq Berisha tha se ndihet krenar që mbrojti Kushtetutën.

“Qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra”, tha Berisha.

Por ai u zotua të çojë çështja në Strasburg.

“Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.

Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve. Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë