Politike

Zgjatja e komisionit hetimor për PPP-të e shëndetësisë, rrëzohet kërkesa e PD-së

Nga Gazeta ‘SI’- Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit te Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratën PPP të sterilizimit dhe check-up ne shëndetësi.

Kërkesa nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances ne konferencën e kryetarëve. Pasi u hodh në votim, kërkesa e demokratëve nuk mori votat e mjaftueshme.

Në kërkesen e opozites thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision.

Sot është afati i fundit i këtij Komisioni, ndërsa në pritje të vazhdueshme për të dëshmuar ka qenë ish-ministri Ilir Beqaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë