Gazeta Si – Në kulmin e përplasjeve me gjyqësorin dhe opozitën në Itali për paktin me Shqipërinë për pritjen e emigrantëve, kryeministrja Giorgia Meloni gjen pak kohë të ç’tensionojë situatën.
E ftuar në Baku të Azerbajxhanit në konferencën për klimën, shefja e qeverisë italiane ka pasur një takim të përzemërt me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Teksa ka qenë duke ecur në korridoret e samitit, Meloni ka ndaluar të takojë Ramën, i cili i është ulur në gjunjë dhe e ka përqafuar ngrohtësisht.
Së bashku me kryeministrin shqiptar, ishte edhe presidenti bullgar, i cili përshëndti Melonin, duke e puthur në faqe.
Në fjalën e saj për samitin e klimës në Baku, kryeministrja italiane tha se këndvështrimi i saj është ai i një nëne që dëshiron të bëjë “të mundur që vajza ime dhe brezi i saj të jetojnë në një botë më të mirë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




