Politike

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin nga çështja e tij të gjyqtares Marsida Xhaferllari

Nga Gazeta 'Si'- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari.

Në dokumentin e dorëzuar nga Sali Berisha në muajin tetor, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi sipas tij është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt.

Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash. Kërkesa u rrëzua pasi sipas trupës së 7 gjykatësve ishte e pabazuar në prova.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti, argumentojnë avokatët, ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë