Politike

Balluku: Nga 1 janari 2025 ulet çmimi i energjisë elektrike

Nga Gazeta ‘SI’- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike do të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, deklaroi Balluku.

Ajo ishte sot pranë zyrave të OSHEE-së për të njoftuar nisjen e shërbimit call center, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve. 

“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE me KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari 2025. Jemi në punë e sipër por jemi të sigurtë që do ja dalim, që në 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptar një çmim energjie më të mirë”, u shpreh zëvendëskryeministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë