Politike

Kosto 40 mln euro, hapet ura e madhe e Kukësit, Rama: Nga penxherja tha se iu këputën këmbët, por kjo s’ka këmbë fare

Nga Gazeta 'SI' - Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në inagurimin e Urës së Madhe në Kukës, ku u prit me këngë dhe valle.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ura është një vepër talenti, duke pasur parasysh kompleksitetin e saj.

“Lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët kur s’ka këmbë , të një ure falë talentit dhe eksperiencës së projektuesit të punës së bërë nga kompania, pasi ura mbaroi duheshin plotësuar edhe kushtet për dy tre komunitete të tjera rreth kësaj zone në mënyrë që të garantohej garancia e transportit, sot jemi në ditën e bukur me diell në hapjen e urës”, tha Rama.

Një nga inxhinierët shqiptarë të projektit tregoi se në total ura ka kushtuar 40 mln euro dhe është e punuar jashtë. Ura është 310 metra e gjatë dhe ka një hark metalik prej 270 metrash dhe 56 metra lartësi dhe peshon rreth 5000 ton.. Do të ketë 4 korsi në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj si dhe ura me harun më të lartë në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë