Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin me tre të vrarë në Shkodër, ku viktime mbeti edhe një qytetar i pafajshëm.
Rama e konsideroi tragjedi faktin që humbin jetën edhe të pafajshëm, por teksa iu referua statistikave ai tha se numri i vrasjeve në Shqipëri ka ardhur në rënie.
Sipas tij beteja për të luftuar krimin e organizuar vazhdon ende.
“Me krimin po ndodh që është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këto janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me mesatarisht 110 – 115 vrasje në vit, sot jemi në numrin më të ulur të vrasjeve dhe që vjen duke ulur. Me krimin në Shqipëri po ndodh që është më i tkurrur dhe më i zmbrapsur. Nuk ka përfunduar kjo betejë, por ajo që mund të them unë është që numri është në rënie dhe ky vit është viti me numrin me të ulët të vrasjeve”, tha Rama në emisionin Opinion.
Kreu i qeverisë komentoi shkurt edhe mesazhet e politikanëve dhe anëtarëve të botës së krimit në aplikacionet e koduara, duke thënë se i takon drejtësisë të provojë nëse të gjitha ato që thuhen janë apo jo të vërteta.
“Kjo historia e EncroChat dhe SKY ECC është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë, aty ka me dhjetra e mijëra mesazhe që çfarë nuk thonë, por deri sa të provohen, se del njëri dhe thotë që 'takova atë të gjatin', nuk ka dalë, por çfarë nuk thonë”, deklaroi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.