Politike

Bardhi i përgjigjet Gonzatos: Fshehja e realitetit me fjalë të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga Gazeta 'Si'- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur thirrjes së ambasadorit të delegacionit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, i cili kërkoi që opozita të luajë rolin e saj në Parlament.

Në një reagim në rrjetin ‘X’, Bardhi shprehet se opozita nuk mund të luajë rolin e saj kur nuk ka mundësinë të futet as brenda në Kuvend dhe sipas tij, e vërteta që fshihet me fjalë të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe.”-shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë