Politike

Negociatat deri në 2027? Gonzato: Mund të arrihet nëse punoni. Ju mbështesim. Puna e shkëlqyer nga SPAK ka dhënë rezultate

Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, foli sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama për Raport progresin e Komisionit Evropian lidhur me ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Ky tetor është i posaçëm pasi pak javë më parë në Luksenburg u mbajt konferenca për çeljen e negociatave për grupin e parë të tetë kapitujve themelore. U afirmua njohja nga të gjitha vendet të përparimit të bërë nga Shqipëria për negociata për BE, dhe nënvizohet dhe në raportin e sapodalë në Raportin e Komisionit Europian”, tha Rama.

Nga ana tjetër Gonzato u shpreh se është raporti i tij parë i zgjerimit në Tiranë, një raport që u miratua dje nga KE.

“I kam dorëzuar edhe presidentit dhe më pas do të takohem edhe me kryetaren e Kuvendit dhe të çështjeve të BE. Ky raport del në një kontekst të favorshëm të kontekstit të anëtarësimit të Shqiptar në BE. Nuk do të lodhem kurrë se theksuari sa shumë shënon një moment kyç në rrugën e Shqipërisë në BE. Në paketën e zgjerimit vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ruan bilanc harmonik me politikat e jashtme të BE dhe përçon mesazh të fortë të anëtarësimit në BE. Komisioni sheh një mundësi të përshpejtojë hapat për në BE, Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025 dhe mbylljen e negociatave deri në fund të 2027. Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027", tha ai.

Ambasadori vuri theksin tek nevoja urgjente për dialog mes palëve politike për Reformat drejt BE ndërsa shprehu shqetësim orvatjet për të ndikuar në fushën e drejtësisë 

"Më lejoni të theksoj disa nga çështjet kyçe. Sa i përket raportit, raporti vlerëson përpjekjet e kënaqshme. Për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor… nevoja urgjente për të ndërtuar një dialog gjithëpërfshirës politik për të realizuar reformat.

Raport thekson nevojën për të miratuar hartën gjyqësore. Korrupsioni shqetësim serioz. Puna e shkëlqyer nga SPAK ka dhënë rezultate konkrete. Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit falë SPAK, hetime financiare dhe forcimin e luftës kundër pastrimit të parave.

Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë