Nga Gazeta 'Si'-Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendit, por këtë herë përplasjet me Gardën nuk ishin të njëjta, pasi deputetët zgjodhën të ulen këmbëkryq para tyre.
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula u shpreh se është krenar që ka shkuar në SPAK, por jo për korrupsion dhe lidhjet me krimin. Ai theksoi se ky aksion i opozitës është vetëm për Shqipërinë.
“Ne jemi mësuar me SPAK-un, kemi shkuar nga 3 apo 4 herë, por jemi krenarë se nuk shkojmë për abuzim me fondet publike, as për lidhje me të fortët. Zoti i dhëntë jetë pasi ka për t’i fëlliq në fund, këta kanë për të mbetur me turp. Parlamenti është këtu dhe jo aty brenda. Çfarë kemi bërë ne të përjashtohemi 40 ditë.
Masa maksimale për një deputet është 10 ditë, ne jemi dënuar me 40 ditë. Këta fillojnë buxhetin dhe ne nuk jemi aty. Këta kanë arritur në një pikë, duke thënë mos na bëni më zhurmë, na lini të shijojmë lekët që kemi bërë. Ne nuk e bëjmë për shtëpinë tonë. Ne i kemi dy lekë për të ngrënë bukë, por po e bëjmë për Shqipërinë. Ne kemi vendosur të jetojmë këtu e të rrisim nipërit”, tha Dashnor Sula.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.