Politike

‘Do paralizohet vendi për 3 orë’, Berisha thirrje qytetarëve të dalin në protestë

Nga Gazeta 'Si'-Në një konferencë online me gazetarët këtë të hënë, Sali Berisha u pyet edhe për protestën e së martës të opozitës, e cila pritet të paralizojë qarkullimin në vend.

Ai tha se kjo protestë nuk do t’i kthehet në bumerang opozitës pasi po luftohet pikërisht për të drejtat e çdo qytetari, tha ai.

"Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestë sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve. Po luftojmë për të drejtat, dinjitetin dhe lirinë e çdo qytetari që beson te vota e lirë dhe funksionimi i ligjit e Kushtetutës," deklaroi Berisha.

Sipas tij, Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, ndërsa qeverinë e Edi Ramës e cilësoi si një regjim të urryer antishqiptar.

Berisha përmendi statistikat e fundit të Eurostat-it, ku thuhet se nga viti 2014 deri në 2023, rreth 1.099.734 shqiptarë, si pasi tij, janë larguar nga vendi, shumica drejt vendeve të hapësirës Shengen. Ai theksoi se kjo shifër rritet nëse përfshihen edhe ata që kanë emigruar në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Lindjen e Mesme, duke e konsideruar këtë si një pasojë të drejtpërdrejtë të politikave qeveritare.

Protesta e së martës, sipas Partisë Demokratike dhe deklarimeve të mëparshme të Berishës, do të paralizojë vendin për 3 orë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë