Politike

Denoncon Kryemadhi: Drejtësia e re më ka goditur me ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi akuzon drejtësinë e re se është duke e goditur atë me një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Bashkëngjitur, Kryemadhi publikon edhe një dokumentet, me anë të cilit pretendon se është shfuqizuar ligji më 26 qershor të vitit 2020.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë.

Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë