Politike

Raporti i ‘World Justice Project’ për korrupsionin, PD: Vietnami komunist ia kalon Shqipërisë europiane

Nga Gazeta ‘Si’-Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të “World Justice Project” që renditi Shqipërinë të parë në Europë për korrupsionin.

“Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. Renditja e Shqipërisë poshtë Vietnamit komunist, tregon qartë se sundimi autoritar i Edi Ramës  është shkaku themelor dhe i vetëm i dështimit të reformës, duke e vendosur të gjithë sistemin nën kontrollin e tij politik”, theksoi drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme, Ilda Zhulali.

Ajo shtoi se Shqipëria renditet në vendin e 106 për kufizimin e pushtetit të qeverisë, ndërsa Vietnami renditet me 8 pikë më mirë se ne, në vendin e 95! Nga ana tjetër-shtoi- Kosova renditet e 59, në rang botëror.

Mandej bëri një krahasim edhe mes Shqipërisë e Kolumbisë.

“Kolumbia ka më pak korrupsion se Shqipëria. Shqipëria renditet e 107 për nivelin e korrupsionit, ndërsa Kolumbia renditet më mirë, në vendin e 100. Kosova renditet në vendin e 65!!!”

Zhulali tha se Shqipëria renditet në vendin e 92-të për lirinë e shprehjes, ndërsa Kosova renditet e 60-ta në botë!

“E drejta për të protestuar dhe aktivizmi politik e gjen Shqipërinë të renditur në vendin e 102, Serbinë në vendin e 93, ndërsa Kosovën në vendin e 60, nga 142 vende të botës!

Shqipëria renditet në vendin e 114 për nivelin e zbatimit të Ligjit, ndërsa Bjellorusia renditet më mirë se ne, në vendin e 108! Kosova renditet e 82-ta në rang botëror!

Shqipëria renditet në vendin e 128 në botë për proceset e rregullta administrative! Kosova në vendin e 95!

Shqipëria renditet në vendin e 101 për respektimin e të drejtave civile, ndërsa Vietnami komunist në vendin e 96! Kosova renditet e 89-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 110 për mosndërhyrjen e qeverisë në vendimet gjyqësore civile! Ndërsa Bangladeshi në vendin e 97! Kosova renditet në vendin e 66!

Shqipëria renditet në vendin e 92 për nivelin e drejtësisë penale, ndërsa Bjellorusia në vendin e 88! Kosova renditet e 62-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale! Vietnami komunist përsëri renditet më mirë, në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!”, deklaroi ajo.

Sipas saj, World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re dhe reformimit të  shtrembër të këtij sistemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë