Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka takuar presidentin Bajram Begaj, duke mbyllur kështu vizitën në Shqipëri.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“E vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektivën tuaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruajti Von der Leyen në një postim në X.
Thanks for a good meeting @BajramBegajAL
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 24, 2024
I deeply appreciate your personal commitment to Albania’s future in our Union.
As well as your unique perspective on the region’s reconciliation, integration and prosperity. pic.twitter.com/MZYc4a6lTE
Vizita e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian do të largohet për të vijuar me turin në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




