Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Tiranë, është shprehur se pas çeljes së grupkapitujve të parë, Shqipëria do të hyjë në një fazë të re.
“Sot kjo fjali i përket historisë, sepse sot keni ardhur në Shqipëri, pasi Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim dhe ka hapur grupkapilluin e parë, duke mbyllur fazën e re. Duam të hyjmë në fazën e re, që kur të vijnë këtu të thoni ne duam Shqipërinë në BE.
Ne jemi të vendosur dhe skuadra jonë ka treguar se është në lartësinë duhur për t’u përballur me këtë sfidë. E dimë që sfida shkon duke u bërë më e veshtire, sepse bëhet fjalë për një sërë detyrash. Nuk po them sa janë që të mos tronditet askush, por janë mijëra dhe janë detyra të cilat duhet të përkthehen në ligje akte nënligjore, por edhe në prova të zbatimit të tyre.
Nga ana tjetër, është vizitë e veçantë kjo edhe për faktin që sot, pas kësaj konference do të përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Europës në Tiranë.”
Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria do të përfitojë 920 milionë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Europian. Në total për Ballkanin Perëndimor fondi i akorduar është prej 6 miliardë eurosh.
“Jam tejet e gëzuar se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt BE. Të jeni të sigurt, që zgjerimi do të vazhdojë të jetë përparësi edhe në mandatin e ardhshëm. Sepse i kemi të gjitha mekanizmat”, tha Von der Leyen.
“Tani duhet të fillojmë edhe me parafinancimin prej 64 milionë eurosh deri në fund të vitit. Pra, cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga plani i rritjes. Ju jeni në rrugën e duhur për t’iu bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që prej vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që transfertat në euro do të jenë më të shpejta dhe falas”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




